LAJME / E Diel 15 Qershor 2025, 12:12

“Sulme të reja po vijnë”/ Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon hapur Iranin: Teherani do të bëhet Bejrut

Më herët gjatë ditës së sotme, ushtria izraelite i paralajmëroi banorët iranianë të evakuohen nga zonat pranë objekteve të prodhimit të armëve dhe reaktorëve bërthamorë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes , Israel Katz, ka lëshuar kërcënime të reja kundër Iranit, duke paralajmëruar se do të pasojnë sulme të reja nga forcat izraelite dhe duke theksuar se “Teherani do të bëhet Bejrut”.

“Ushtria do të godasë vendet dhe do të vazhdojë t’ia heqë lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo, duke e zhveshur atë nga aftësitë bërthamore dhe sistemet e armëve”, theksoi Katz.

“Diktatori iranian po e shndërron Teheranin në Bejrut dhe banorët e tij në pengje për hir të mbijetesës së regjimit të tij”, shtoi Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ,  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE