Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së hënës qytetin e Lipjanit në Kosovë, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën gjatë shoqërimit nga Policia. Pesë efektivë policorë janë arrestuar si të dyshuar për vdekjen e të riut, Agron Zejnullahu, i cili ndërroi jetë në orët e para të 7 korrikut, në rrugën “Haradin Bajrami”.
Sipas burimeve zyrtare, Policia kishte ndërhyrë pas raportimeve se Zejnullahu ndodhej në gjendje të dehur dhe po sulmonte qytetarë në rrugë. Por situata degradoi në tragjedi; i riu humbi jetën gjatë ndërhyrjes së një ekipi policor të përbërë nga një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë.
Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë nisur menjëherë hetimet. “Pas intervistimit të zyrtarëve policorë dhe administrimit të dëshmive të tjera, është vendosur arrestimi i pesë efektivëve si të dyshuar për incidentin. Me urdhër të prokurorit, atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, konfirmoi IPK.
Ndërkohë, familja e viktimës ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj Policisë, duke pretenduar se Zejnullahu ka vdekur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij. Në pritje të rezultateve të autopsisë dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore, hetuesit paralajmërojnë veprime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e plota të vdekjes.
Pamfleti do të ndjekë nga afër zhvillimet e këtij rasti të rëndë, që ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik dhe po rikthen në vëmendje shqetësimin për dhunën policore dhe abuzimin me detyrën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE