LAJME / E Shtunë 14 Qershor 2025, 14:02

E rëndë, 39-vjeçari godet me makinë 5 këmbësorë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rrezikshëm, por fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë, ku një 39-vjeçar që dyshohet se po kryente manovra të rrezikshme me automjetin e tij, ka dalë nga rruga duke përplasur lehtë 5 këmbësorë.

Pas këtij incidenti, 39-vjeçari P. B. është larguar duke braktisur automjetin, ndërsa të lënduarit janë larguar në banesë pas ekzaminimeve mjekësore.

Policia thotë se po punon për kapjen e 39-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Shpallën në kërkim shtetasin P. B., 39 vjeç, pasi në rrugën “Halit Haxhija” dyshohet se, duke kryer manovra të rrezikshme me automjet, automjeti ka dalë nga rruga duke përplasur lehtë 5 shtetas (këmbësorë), dhe më pas është larguar duke braktisur automjetin. Të dëmtuarit, pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, janë larguar për në banesë. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE