
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë e një konflikti mes dy vëllezërve ka humbur jetën njëri prej tyre, 74-vjeçari, Eqerem Rreshka.
Gjatë marrjes në pyetje në polici, 76-vjeçari, Muharrem Rrashka ka deklaruar se mes tij dhe vëllait kishte një konflikt të vjetër që kishte të bënte me një rrugë që ai pretendonte se kalonte te toka e tij.
Sipas tij, aty kanë nisur të debatonin ashpër dhe në konflikt e sipër ai e ka goditur disa herë me thikë.
Autori shpreh pendesë që debati me të vëllanë përfundoi në tragjedi, ndërkohë thekson se vetë ai nuk kishte qëllim të përdorte thikën, po gjatë përleshjes në gjaknxehtësi e ka goditur.
“Me Eqeremin kemi një konflikt të vjetër. Për një rrugë që është pjesë e pronës time. Ai e shfrytëzonte për të kaluar me zetor dhe më dëmtonte tokën. Disa herë ishim përplasur. I kisha thënë mos kalo më se është prona ime. Ai mbrëmë prapë kaloi aty me zetor se do shkonte te toka e vet për të ngarkuar dengjet e barit. I thashë mos kalo. Ai më shpërfilli. I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi. Unë isha përpara zetorit dhe u largova në atë moment. Aty nisëm të debatonim ashpër. Në konflikt e sipër e godita disa herë me thikë. Më vjen shumë keq që kjo përfundoi kështu. Unë nuk kisha për qëllim ta përdorja thikën, po gjatë përleshjes, në gjaknxehtësi e sipër, e godita. Jam penduar shumë”, ka deklaruar ndër të tjera 76-vjeçari.
Gjithashtu policia e Kavajës ka marrë masa për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit tashmë me familjarët e tjerë, ndaj edhe ka vendosur një patrullë policie në fshatin Agonas të Kavajës.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
