LAJME / E Premte 10 Korrik 2026, 15:03

E plagosi sot gruan me thikë, Policia në kërkim të tij

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një grua 32-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi dyshohet se është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 16/1, pas një konflikti që dyshohet se ka ndodhur brenda banesës së çiftit.

Policia e Shtetit njofton se i dyshuari është Xhoni Karaj, 40 vjeç, i cili dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, E. K., 32 vjeçe.

Menjëherë pas incidentit, e plagosura është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e ekipit shëndetësor. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin dhe ka nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë specialistët e hetimit, të cilët kanë kryer këqyrjen e zonës dhe kanë mbledhur provat materiale që do t’i shërbejnë zbardhjes së plotë të rastit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë kompetente, po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e ngjarjes, përcaktimin e dinamikës së konfliktit dhe sqarimin e motiveve që çuan në këtë akt të rëndë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione mbi vendndodhjen e personit të kërkuar, t’i raportojnë ato tek organet e rendit.

Personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE