
Pamje të paimagjinueshme nga marshimi i mijëra qytetarëve në Tiranë. Vargu i protestuesve fillon nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijon deri te “Rruga e Kavajës”. Marshimi i protestuesve arrin mbi 1.5 km.
Pamjet që sjellin News24 dhe BalkanWeb tregojnë përmasat e jashtëzakonshme të pjesëmarrjes, ndërsa kolona e protestuesve përshkoi disa nga akset kryesore të kryeqytetit.
Qytetarët deklarojnë se do të vijonë rezistencën në rrugët e kryeqytetit deri në realizimin e kërkesës së tyre, që është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë marshimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pamjet nxjerrin në pah përmasat e tubimit të nëntë radhazi në zemër të Tiranës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
