
“Jo (nuk e jap dorëheqjen). Unë jam i lidhur me një kontratë me tjetër kënd, që quhet populli sovran i Shqipërisë, me të cilin kam firmosur deri në 2029. Dua t’i siguroj të gjithë ata që janë sinqërisht, dhe nuk kanë parti apo para nga pas, për të yshtur këtë protestë, se unë nuk i ngatërroj shqetësimet, hallet dhe zemërimet e tyre me këto…”
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që po zhvillohen në vend, duke deklaruar se nuk pranon, sipas tij, “sharlatanë apo hipokritë” që t’i tregojnë se si duhet të drejtohet Shqipëria.
Në një deklaratë në podkastin “Flasim”, Rama u shpreh se pjesëmarrësit në protesta nuk kanë të gjithë të njëjtat motive apo arsye për të dalë në rrugë.
Sipas kreut të qeverisë, në mobilizimin e qytetarëve ndikojnë edhe faktorë si rrjetet sociale, impulset nacionaliste dhe ajo që ai e cilësoi si manipulim i opinionit publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
