LAJME / E Mërkurë 9 Korrik 2025, 17:05

E fortë! Edi Rama nuk ndalet, njofton masa të reja drastike: “Nuk do të ketë tolerim!

Rama theksoi se reforma e re synon të trajtojë rrënjësisht problemin e tolerancës ndaj zënies së tokave në mënyrë të paligjshme dhe dhënies së lejeve të ndërtimit në shkelje të ligjit nga ana e qeverisjes vendore. Ai kritikoi inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake, duke i cilësuar shpesh si pjesë të problemit në vend se të zgjidhjes.

Kjo reformë e re, e cila tashmë ka hyrë në fazën përgatitore, do të zhvillohet në paralel me reforma të tjera të rëndësishme në sektorë kyç si shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm, sistemi i menaxhimit të mbetjeve, furnizimi me naftë dhe barna, si dhe përmirësimi i shërbimeve spitalore.

Sipas Kryeministrit Rama, këto reforma do të jenë themeli i mandatit të katërt qeverisës, me objektivin madhor për ta çuar Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

“Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkroi Rama në postimin e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE