
Prokuroria e Elbasanit njoftoi të premten rezultatet e hetimit ndaj gjashtë funksionarëve dhe nëpunësve publikë të disa institucioneve, të akuzuar se abuzuan me skemën e ndihmës ekonomike, duke sjellë dëm në financat publike. Sipas prokurorisë, hetimet kanë filluar në prill të vitit të kaluar, bazuar në kallëzimin e një qytetari i cili pretendonte se abuzohej me skemën e ndihmës ekonomike.
Nga hetimi ka rezultuar se në skemën e ndihmës ekonomike janë përfshirë në mënyrë të padrejtë familje që nuk plotësonin kriteret ligjore për përfitim. “Pas fillimit të hetimit penal, numri i familjeve përfituese është ulur, konkretisht nga 320 familje përfituese në 110 familje”, konstatohet në njoftim dhe shtohet se nga verifikimet e kryera për periudhën tetor 2024 – korrik 2025, dëmi ekonomik i evidentuar është në vlerën 12.5 milionë lekë.
“Në kuadër të këtij procedimi penal u arrit të provohet se funksionarët shtetërorë në bashkëpunim midis tyre, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke mos administruar dokumentacionin e kërkuar, duke rritur fiktivisht numrin e familjeve përfituese, duke përvetësuar pa të drejtë shuma monetare si dhe duke mos ushtruar një kontroll efekt në mënyrë që të ndalohej kjo veprimtari e paligjshme”, bënë me dije prokuroria.
Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka caktuar masat e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe pezullimit të ushtrimit të detyrës ndaj një drejtori në Bashkinë e Elbasanit, një administratori, tre specialistë dhe një postier, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
