
Një 42-vjeçar me inicialet D. H, banues në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka shfrytëzuar një të mitur për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare.
Sipas asaj që njofton policia 42-vjeçari është arrestuar pas një kallëzimi të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al
