LAJME / E Enjte 14 Dhjetor 2023, 16:04

'Dy djemtë ishin në makinë'! Flet babai i 42-vjeçarit që i shpëtoi atentatit në Tiranë

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mëngjesit të sotëm në zonën Don Bosko në Tiranë.

Babai i 42-vjeçarit, Rudolf Zefi që i shpëtoi plumbave teksa po drejtonte mjetin, thotë se nuk kanë probleme me askënd dhe se në momentin kur autori ka qëlluar, në makinë ishin të dy djemtë e tij të cilët kanë shpëtuar mrekullisht.

“Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai.

Ngjarja është denoncuar nga Zefi mëngjesin e sotëm. Ndërsa policia po heton për të rënë në gjurmët e autorit i cili nga kamerat e sigurisë është parë duke lëvizur më këmbë pasi qëlloi me armë drejt dy vëllezërve.