Dua Lipa debutoi me një koncert madhështor në Arenën e Uemblit, ku performoi përballë mbi 70,000 fansave. Me këtë paraqitje historike, ajo u bë artistja e dytë britanike që mbush stadiumin pas Adele.
Dua Lipa mbajti koncertin e parë në karrierën e saj në Stadiumin Wembli duke i dhënë këtë pamje.
Surprizoi fansat me një paraqitje të papritur të Jamiroquai këngëtarin e grupit, Jay Kay, për një performancë të hitit të vitit 1996 Virtual Insanity.
Performanca ndodhi në mesin e një spektakli mahnitës dyorësh, gjatë të cilit Lipa interpretoi hitet Physical, One Kiss, Neë Rules dhe Levitating.
“Kjo është një arritje e madhe për mua,” u tha ajo 70,000 fansave të pranishëm. “Kam ndjerë një ngërç në fyt që kur nisi koncerti.”, shtoi këngëtarja me origjinë shqiptare
Duke reflektuar për rrugëtimin e saj, 29-vjeçarja tha se “Kanë kaluar 10 vite që nga koncerti i parë në Londër, përpara 350 njerëzve, dhe atëherë ëndërroja për një natë si kjo.”
Para se të këndonte Hotter Than Hell, ajo shpjegoi se ky ishte kënga që i siguroi kontratën e parë diskografike.
Koncerti nisi me tinguj oqeanikë dhe kaloi natyrshëm te kënga Training Season e vitit 2024.
Koreografia e mprehtë dhe pop-i futurist dominuan gjithë performancën, të ngjashme me atë triumfale të Glastonbury-t një vit më parë.
Zëri i saj mbeti një pikë e fortë – i fuqishëm, fleksibël, me një nuancë të ngjirur që thuhet se e ka trashëguar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, vlerëson BBC
Këngëtarja shfrytëzoi edhe çaste intime me fansat në rreshtin e parë duke bërë selfie me telefonët e tyre, duke firmosur disqe ndërsa mori një shall nga një fanse për ta përdorur si pjesë të veshjes në skenë
Me këtë prekje personale dhe energji të pakrahasueshme, ajo u bë vetëm gruaja e dytë britanike pas Adele që mbush Arenen mitike të Uemblit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE