
Një rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për kërcënime dhe shantazh të pretenduar gjatë mosmarrëveshjeve që lidhen me procesin e ndarjes dhe shkurorëzimit.
Sipas raportimit të Gazetës Sinjali, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.
Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari, me inicialet M.S., dyshohet se pas përkeqësimit të raporteve bashkëshortore ka kontaktuar bashkëshorten e tij përmes telefonit dhe e ka kërcënuar.
Sipas kallëzimit të viktimës, me inicialet S.P.-S., i dyshuari i ka thënë se do të publikojë fotografi dhe video të saj në rrjetet sociale, ndërsa dyshohet se gjatë komunikimit ka përdorur edhe fjalë fyese.
Sipas informacioneve të deritanishme, në këtë rast nuk ka pasur kontakt fizik mes palëve.
Policia e Kosovës ka nisur veprimet hetimore, ndërsa deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, i dyshuari nuk ishte lokalizuar.
Me konsultim të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.
Në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë, personi i dyshuar konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
