
Gjatë “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan u prek paksa fakti se babai i Alketës, Petriti ka patur një marrëdhënie tjetër. Në zhvillimin e mëtejshëm të debatit mes nënë e bijë, Alketa nxjerr disa detaje të tjera ku tregon se në fakt i ati ka qenë i martuar.
Bahrija e konfirmon dhe shpjegon se bashkëshorti ka qëndruar i martuar, është ndarë dhe është rikthyer tek ajo. Bahrija ka pranuar për arsyen që u shpjegua në fillim të rubrikës pasi kur është martuar me Petritin ka qenë shtatzënë me djalin i cili vjen nga një martesë tjetër. Petriti i ka kërkuar ta mbajë fëmijën dhe i ka dhënë mbiemrin e tij ndaj ajo do t’i jetë gjithnjë mirënjohëse.
Alketa: Përpara se të merrnim këtë shtëpi, rrinim në një shtëpi të vjetër. Atëherë kishim probleme familjare. Po, babai ashtu… kishte një vajzë, e lidhi e ëma, një grua si ta them…
Eni Çobani: E ëma? Si e lidhi e ëma? Kishte grua tjetër babi?
Alketa: Jo grua tjetër, të dashur.
Bahrije: Po pse jo grua tjetër? Pse s’tregon të vërtetën? Më ndau në gjyq më ndau! E pastaj erdhi m’u përul! I kam fajet unë që e pranova! Ky është faji im!
Eni Çobani: Kishte grua tjetër?
Bahrije: Po, po. Turp të kesh!
Alketa: Bëri celebrim, për një javë e ndau!
Eni Çobani: Qenka edhe martuar Alketa, grua quhet!
Bahrije: Pranoje! Më ndau me gjyq!
Eni Çobani: Pra domethënë je divorcuar zotrote?
Eni Çobani: Je divorcuar, ai u martua, u nda prapë, erdhi tek ty?
Eni Çobani: Je martuar prapë?
Bahrije: Po. Për hir të fëmijëve e kam bërë, jo për gjë tjetër se më vinte turp nga bota të ndahem në atë moshë nga fëmijët.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?
Bahrije: Kur kam ardhur në Greqi isha 53 vjeç. Në Korçë ka ndodhur kjo, isha 49 vjeç.
Ardit Gjebrea: Dhe të erdhi zor që të ndaheshe.
Ardit Gjebrea: Për hir të fëmijëve.
Bahrije: Kam duruar jashtë masës së atij personi. Pse? Se më ka bërë një të mirë dhe e mbaj mend atë dhe nuk e ka shkelur, kurrën e kurrës./tvklan.al
