LAJME / E Enjte 18 Qershor 2026, 21:09

"Do t'i hedhim në kosh si në Nepal dhe Ukrainë, sot ishte veç një test i vogël"/ protestuesit "rrethuan" Kuvendin: Ne jemi sovrani

Aktivisti Arben Kola ka komentuar lëvizjen e protestuesve drejt Parlamentit në ditën e 19-të të protestave, duke e cilësuar atë si një paralajmërim për qeverinë dhe të gjithë politikanët që i cilësoi “horra”.

Në fjalën e tij para protestuesve, Kola tha se veprimi i sotëm kishte për qëllim të tregonte forcën e qytetarëve dhe rolin e tyre si sovran.

Siç tha ai, populli shqiptar do pres momentin, ashtu siç kanë bërë në Nepal dhe në Ukrainë, që i kanë hedhur në kosh qeveritarët.

“Besoj e kuptuat se si hajdutët ikin, se si sovrani mund t’i marrë krejt kollaj dhe t’i hedh në kosh, ne jemi sovrani.

Kjo e sotmja ishte vetëm një paralajmërim dhe një test i vogël që ta kuptojnë këta horrat, se ne jemi çdo ditë të zgjuar dhe vigjilentë, dhe do presim momentin ashtu siç kanë bërë në Nepal dhe në Ukrainë, që i kanë hedhur në kosh dhe të rrimë rehat”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE