
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar se si pastroheshin paratë e organizatës së narkotrafikut që u godit nga SPAK së fundmi.
Lala tha se sekuestrimi i 150 mln eurove asete, është vetëm maja e ajsbergut dhe se SPAK ka kryer kontrolle në disa nga kompanitë kryesore të ndërtimit në vend.
“Krahas dhjetë urdhër arresteve, SPAK ka patur sekuestim pasurie 150 mln euro dhe 23 urdhër kontrolle. Janë kontrolluar kompanitë më të rëndësishme të ndërtimit, që dyshohet se kanë marrë para nga trafiku i kokainës, kompani që kanë patur kontrata nënkontraktimi të lidhura me narkotrafikantët.
Hoteli në Vuno që ka mbetur projekt dhe po ta shihje, ishte ndër më të bukurit, një projekt shumë i kushtueshëm, mund të krenohej Shqipëria po të ishte me para të ndershme, kishte marrë brandin e Iberostar. Ata i sjellin pasi pas brandeve nuk paguajnë taksa. Ishte në rendin e ditës për tu miratuar leja.
Hetimi duhet të vijojë. Këto kompani kanë marrë punë publike, leje ndërtimi, kanë patur bashkëpunëtorë brenda institucioneve.
Po të shohësh hotelin te Rruga e dibrës, është ndër më luksozët në Tiranë, e ka bërë Sokol Bibaj, brand spanjoll.
Ajo që po flasim ka të bëjë me skemë masive të pastrimit të parave. 150 mln euro është maja e ajsbergut. Nuk janë identifikuar të gjithë kompanitë që mund të kenë hyrë si aksionerë të fshehtë. Ka patur teknika të reja të pastrimit të parave, qarkullojnë miliona euro me kriptomonedha.
SPAK nuk ka kapacitete dhe ekspertë për të gjurmuar portofolet e kriptomonedhave”,tha Lala, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
