LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 00:12

“Do ta jap pasurinë time për Ilir Metën”, avokati Cakrani: Donin ta el minonin, por ja si shpëtoi

Ilir Meta është presidenti më i mirë që ka pasur Shqipëria në këto 35 vite. Kështu u shpreh Kujtim Cakrani, avokat i kreut të PL-së. Në një deklaratë për mediat pas seancës së sotme ndaj Ilri Metës dhe Monika Kryemadhit, Cakrani theksoi se Meta nuk i ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.

“Me i ndershmi nuk ka futur duart në xhepat e shqiptarëve. Nuk ka dhënë as PPP, as i lidhur me mafien dhe as ka bërë ligje personale. Koha është ilaçi më i mirë që do i shërojë të gjitha. Ne do ta bindim gjykatën që të marrë një vendim të bazuar në prova”.

Në fjalën e tij para gazetarëve, avokat Cakrani i qëndroi deklaratës së tij të mëhershme se do të japë pasurinë e tij për Ilir Metës. Ai tha se këtë pasuri dhe mbrojte ia jep presidentit të vendit të tij, i cili sipas Cakranit mbushi sheshin më 2 mars se donin ta eliminonin.

“Jam nga Suat Beu dhe nuk e kam problem që ti lija 50 mijë euro nga prona ime. Ju e dini përgjigjen unë vij nga familje e pasur nuk ia lë metës por ia lë presidentit të vendit tim. Unë nuk mbroj Ilir Metën, por unë mbroj presidentin e Shqipërisë që ka ushtruar detyrën nga 2017 deri ën 2022 dhe si askush tjetër mbushi sheshin në 2 mars se ishin ngritur kundër tij ta eliminonin politikisht dhe fizikisht”. (A2 Televizion), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE