LAJME / E Hënë 15 Qershor 2026, 01:01

Do anulohen investimet në Sazan dhe Zvërnec? Kryeministri Rama i prerë tregon vendimin

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka reaguar sërish në lidhje me debatet publike për projektet e investimit në Ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, të cilat janë përballur me kritika të forta, ku 15 ditësh janë zhvilluar protesta në të gjithë vendin.

Rama ka theksuar se asnjë pjesë e territorit shqiptar nuk është nxjerrë në shitje dhe se të gjitha procedurat po ndiqen në përputhje me ligjin.

Sipas kreut të qëverisë, Ishulli i Sazanit mbetet pronë e shtetit shqiptar dhe nuk është diskutuar asnjëherë shitja e tij, dhe nëvizon se nmodeli i propozuar për zhvillimin turistik parashikon pjesëmarrjen e shtetit në investim, ndërsa negociatat me investitorët vijojnë dhe nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare.

“Asnjë m2 Shqipërie s’ka dalë në shitje, askush s’ka bërë asnjë pazar pas shpinës së popullit dhe Republika e Shqipërisë është përfaqësuar me dinjitet te padyshimtë, në një negociatë që ende s’është mbyllur”, thekson Rama në postimin e tij në Facebook.

Sa i përket projektit në Zvërnec, kryeministri theksoi se toka ku parashikohet investimi është pronë private e regjistruar në kadastër prej vitesh dhe se blerja e saj është realizuar përmes marrëveshjeve mes investitorëve dhe pronarëve ligjorë.

Ai gjithashtu ka nënvizuar se mosmarrëveshjet e disa palëve që pretendojnë pronësinë janë në shqyrtim gjyqësor dhe nuk lidhen me qeverinë.

“E gjithë rrjedha e fakteve të kësaj historie, tregon botërisht se Shqipëria nuk është një vend pa zot; institucionet shqiptare funksionojnë me integritet, profesionalizëm dhe pa asnjë kompleks ndaj investitorëve të huaj; qeveria e Shqipërisë e udhëheq me vizion dhe me dinjitet Shqipërinë”, shton më tej ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE