
Vetëm një ditë më parë, deputetja Marjana Koçeku ka marrë gjithë vëmendjen me një postim të fortë në llogaritë e saj në rrjetet sociale, ku i është drejtuar me një mesazh fisit Bajraj.
Ajo thotë se nëse familjarëve të saj i preket qoftë dhe një fije floku, do i shkatërrojë.
Ndërsa lidhur me deklaratë të fortë të deputetes ka reaguar ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Rogert Sterkaj. Ai ka bërë një postim në “Instagram”-in e tij, ku këshillon familjarët apo miqtë e ngushtë të Koçekut, që ‘t’i marrin telefonin dhe t’i mbyllin Instagram-in’.
“Neomalësorja” mesazh të fortë Bajrave të Shkodrës: Do t`ju shkatërroj po i prekët një qime floku familjes time
“Një këshillë e sinqertë për familjen dhe miqtë e ngushtë të Marjana Koçekut. Dikush duhet t’ia marrë telefonin dhe t’ia mbyllë llogarinë e Instagram-it. Pikë!!!”, ka shkruar Rogerti në postimin e tij.
“Kjo sjellje ‘vetësabotimi’ është shenjë “personality meltdown” ose ndryshe ne Shqip, “shkrirje personaliteti”, shenjë dëshpërimi & humbjeje kontrolli.
Sa më shumë që Marjana Koçeku reagon me kërcënime dhe polemika, aq më shumë e minon besueshmërinë e saj. Ndonjëherë, lëvizja më e zgjuar është të tërhiqesh, të shkëputesh dhe të rifitosh perspektivën e vetes!!! Marjana please Stop ????!!!”, ka vijuar postimin Sterkaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
