
Një 49-vjeçar në Kolonjë është djegur brenda kasolles mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oseckë, pranë Leskovikut.
Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 49-vjeçari u largua për te kasollja.
Aty dyshohet se për shkak të lënies ndezur të qiriut, ka marrë flakë kasollja ku qëndronte bariu 49-vjeçar me iniciale A.V. Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.





Në foto: Pamje nga vendngjarja
Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.
