
Një 14-vjeçar është dhunuar me sende të forta mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Korçë pas konfliktit mes disa personave.
Korrenspondentja e Klan News, Daniela Zisi, bën të ditur se i mituri u konfliktua me disa persona dhe këta të fundit e goditën me sende të forta.
14-vjeçari ndodhet në Spitalin e Korçës ku po merr trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për këtë rast, për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar e ndaluar autorët.
