
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e GJKKO-së, ku pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve.
Hyseni, e shoqëruar nga avokati i saj, është përballur në hyrje të gjykatës me gazetarët, të cilët e kanë pyetur lidhur me çështjen nen hetim. Mes gazetarëve që i drejtuan pyetje Hysenit ishte edhe gazetarja Klodiana Lala.
“A i keni shpërndarë materiale të klasifikuara Ergys Agasit?”, ju drejtua gazetarja Lala.
“Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit ‘Rogner’?”, ja ktheu Hyseni.
Kjo përgjigje ka shkaktuar reagime, pasi deklarata e Hysenit e zhvendosi përballjen nga pyetjet mbi dosjen “Agasi” drejt një pretendimi të drejtpërdrejtë ndaj gazetares Lala.
