
Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas 2 orësh e 20 minutash.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.
Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa më herët është caktuar masa “arrest me burg” për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin.
