
Egli Tako ka folur hapur për statusin e saj sentimental, pas pyetjeve të shumta që vazhdon të marrë nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania 4”, e cila pas përfundimit të reality show-t ka qenë shpesh në vëmendje edhe për jetën private, ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instagram.
Mes pyetjeve të shumta, njëra prej tyre lidhej pikërisht me jetën e saj sentimentale: “A je në një lidhje dashurie?”.
Egli vendosi këtë herë të përgjigjej drejtpërdrejt, duke sqaruar se aktualisht nuk ka një partner.
“Meqenëse është gjithashtu një pyetje tjetër shumë e shpeshtë në këtë ask (edhe pse kurrë s’do e kuptoj për çfarë ndihmon si informacion): Jo, nuk jam”, shkroi ajo.
Përgjigjen Egli e shoqëroi edhe me një dozë ironie, duke lënë të kuptohet se nuk e kupton interesin e vazhdueshëm të publikut për statusin e saj sentimental.
Kështu, të paktën për momentin, ish-banorja e BBVA4 i ka dhënë fund aludimeve: sipas deklaratës së saj, është single dhe nuk ndodhet në një lidhje dashurie.
