LAJME / E Mërkurë 9 Korrik 2025, 14:02

Dhimbje e madhe! Një djalë i vogël vd*s pasi nëna e la në makinë të nxehtë për orë të tëra për të bërë një ndërhyrje estetike

Një ngjarje tragjike ka tronditur Kaliforninë, ku një fëmijë njëvjeçar humbi jetën pasi u la për orë të tëra në një makinë të nxehtë.

E ëma, Maya Hernandez, 20 vjeçe, akuzohet se e la djalin e saj, Amillio Gutierrez, së bashku me vëllain dyvjeçar të lidhur në karrocë në makinë, ndërsa vetë shkoi për një trajtim me filler buzësh në një qendër estetike në Bakersfield.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi më 29 qershor. Hernandez u kthye në makinën e saj rreth orës 16:30, ku gjeti Amillion në gjendje të rëndë – pa reagim, me shkumë në gojë dhe në konvulsione.

Temperatura e trupit të tij ishte 107°F (41.7°C), ndërkohë që temperatura normale e trupit është rreth 99°F (37°C). Ai u dërgua në spital ku u shpall i vdekur pak para orës 18:00. Vëllai i tij dyvjeçar mbijetoi.

Në dokumentet e arrestit thuhet se Hernandez pretendoi se kishte lënë kondicionerin ndezur dhe makinën në punë gjatë kohës që ndodhej brenda qendrës estetike. Megjithatë, hetuesit konstatuan se automjeti i saj, një Toyota Corolla hibride, kishte sistem automatik që e fikte motorin pas një ore.

Sipas të dhënave paraprake, dy fëmijët besohet të kenë qëndruar në makinë pa ajër të kondicionuar për të paktën një orë e gjysmë. Nëna nuk i kishte treguar stafit të qendrës se kishte lënë fëmijët në makinë, edhe pse më parë kishte pyetur nëse mund t’i sillte me vete brenda. Procedura estetike kishte zgjatur rreth 15-20 minuta.

Katie Martinez, gjyshja e fëmijës, tha në një postim në GoFundMe: “Amillio ishte gjithmonë me buzëqeshje. Ai ishte shumë i veçantë. Jeta jonë nuk do të jetë më e njëjtë.”

Ajo shprehu tronditje për sjelljen e vajzës së saj, duke thënë: “Nuk ishte kështu. Ishte një nënë e dashur. Djemtë e adhuronin dhe vareshin nga ajo.”

Ndaj Hernandez janë ngritur akuza për vrasje nga pakujdesia dhe keqtrajtim të fëmijëve. Ajo ndodhet në paraburgim me një garanci mbi 1 milion dollarë dhe pritet të paraqitet në gjykatë për seancën paraprake ditën e premte.

Ndërkohë, në nderim të Amillios është mbajtur një vigilie në një park lokal, ndërsa familja ka hapur një faqe për ndihmë financiare për kthimin e trupit në Porterville dhe organizimin e ceremonisë së lamtumirës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE