
Një deklaratë që bëri jehonë të madhe në opinionin publik erdhi disa kohë më parë nga deputeti i Bashkimi Demokratik për Integrim, Branko Manoillovski, i cili në një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut foli hapur për identitetin dhe prejardhjen e tij.
Në një moment që u konsiderua i fortë dhe simbolik, ai deklaroi me krenari se është shqiptar, duke sqaruar konfuzionin që sipas tij ekzistonte rreth emrit dhe origjinës së tij.
“Lexova në internet komente: kush është ky Branko Manoillovski? Edhe unë jam pakëz i hutuar sepse quhem Branko Manoillovski, por jam shqiptar. Shumë njerëz thonë kush është ky, nga cili planet erdhi? Është interesante, një numër i vogël i njerëzve i dinë disa zona të Maqedonisë. Prej ku jam unë quhet Reka e Epërme”, u shpreh ai në fjalën e tij.
Deklarata e tij u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale, duke nxitur diskutime mbi identitetin, historinë dhe komunitetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në zonën e Rekës së Epërme.
Fjalimi i Manoillovskit u konsiderua nga shumëkush si një moment krenarie dhe afirmimi identitar në një nga institucionet më të larta të shtetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
