LAJME / E Mërkurë 9 Korrik 2025, 20:08

Del audio/ Trump kërcënoi Putinin: Do bombardoj Moskën nëse pushton Ukrainën! Ja përgjigjja e presidentit rus

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi një vit më parë në një takim privat me donatorët se kishte kërcënuar të “bombardonte Moskën” për të dekurajuar Presidentin rus Vladimir Putin nga objektivi i tij për të pushtuar Ukrainën. CNN raporton se ka siguruar një seri regjistrimesh audio që lidheshin me takimet me donatorët e mbajtura në vitin 2024 nga kandidati i atëhershëm republikan për zgjedhjet presidenciale të atij viti.

“I thashë Putinit, “nëse hyn në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën”. “Nuk kam zgjidhje tjetër’”, thotë Trump në një nga regjistrimet. “Dhe ai tha: “Nuk të besoj”. Por ai më besoi 10 përqind”, shton presidenti aktual i SHBA.

Trump thotë se i bëri një kërcënim të ngjashëm Presidentit kinez Xi Jinping nëse ai do të pushtonte Tajvanin, duke thënë se do të urdhëronte bombardimin e Pekinit. “Ai mendonte se isha i çmendur”, thotë Trump, duke iu referuar Xi-t, “por ne kurrë nuk patëm probleme”.

Deklaratat u sollën nga gazetarët Josh Dawsey, Tyler Pager dhe Isaac Arnsdorf në një libër të titulluar “2024”, që pritet të dalë këtë vit. Ato i referohen një sërë ngjarjesh të klasifikuara që ndodhën në Florida dhe Nju Jork. Regjistrimet, të patransmetuara kurrë më parë, zbulojnë një anë më të drejtpërdrejtë dhe agresive të presidentit amerikan, i cili u përpoq t’ua paraqiste veten donatorëve si i vetmi i aftë për të shmangur konflikte si ato në Ukrainë dhe Rripin e Gazës, duke kritikuar punën e ish-Presidentit Joe Biden.

Gjatë takimeve, Trump përshkroi gjithashtu qasjen e tij ndaj protestave pro-palestineze në universitetet amerikane, duke premtuar se, nëse rizgjidhej, do të përjashtonte studentët e huaj të përfshirë në ato lëvizje. “Ata që protestojnë duhet të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai, duke shtuar se kjo do t’i “jepte fund” këtij fenomeni.

Në një tjetër ngjarje, Trump tregoi se si bindi një donator, fillimisht i gatshëm të ofronte 1 milion dollarë në këmbim të një dreke, që të rriste kontributin e tij në 25 milionë dollarë. “Dhe ai e bëri. Ai më dha 25 milionë dollarë. Ai është i çmendur”, tha ai, duke pretenduar aftësinë e tij për të bindur donatorët e mëdhenj të hapnin portofolet e tyre: “Duhet të kesh guximin të kërkosh”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE