LAJME / E Martë 17 Tetor 2023, 21:09

Deklarata e Macron për liberalizimin e vizave për Kosovën, reagon diplomati i njohur: Është më shumë politike

Diplomati, Arben Cejku ishte i ftuar në një program televiziv ku foli dhe për vizitën e Presidentit francez Emmanuel Macron. Cejku u shpreh se ndaj Kosovës e Serbisë po ushtrohet presion, por për secilin vend përdoret gjuhë e caktuar.

"Franca e Gjermania janë arkitektët e atij plani të famshëm për asociacionin dhe presidenti francez dha një mesazh diplomatik të ashpër ndaj Prishtinës, në kuadër të kërkesës së tij për të ulur palët në bisedime.

Ne e dimë që pas ngjarjeve që ndodhën me 24 shtator, sigurisht që ka një hendek tashmë, një urë të prishur mes Kosovës e Serbisë për dialogun dhe presioni po zhvillohet ndaj të dyja vendeve. Për secilin vend sigursiht që përdoret gjuhë e caktuar.

Praktikisht Franca dhe presidenti francez nuk e bllokon dot procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Nuk mundet teknikishtta bllokojë. Është më shumë një deklaratë politike që edhe po keqpërdoret", tha ndër të tjera Cejku.