
Të paktën 11 persona ndërruan jetë pasi një aeroplan civil u rrëzua në qytetin Tombaline në verilindje të Francës këtë të dielë.
Aeroplani i përkiste një shkolle parashutizmi dhe ishte nisur nga aeroporti Nancy-Essey, por vetëm pak pasi u ngrit në fluturim u rrëzua.
Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve lokale mes viktimave janë piloti, pesë studentë dhe pesë instruktorë.
Forca të shumta policie, zjarrfikëse dhe ekipe emergjence mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën përreth, teksa hetimet vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të ndjekur nga afër situatën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
