
Ka përfunduar edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës ku juria shpalli edhe vlerësimet e saj.
Mal Retkoceri u shpall fitues i festivalit. Çmimin e Eurosong-ut e fitoi Besa Kokëdhima,
e cila do të përfaqësojë vendin tonë vitin e ardhshëm në Eurovision.
Tiri Gjoci u vlerësua me çmimin e dytë të festivalit. Me çmimin e tretë të festivalit u vlerësua këngëtari nga Kosova Shpat Deda.
Me çmimin e kritikës u vlerësua këngëtarja shkodrane, debutuese në këtë festival Martina Serreqi.
