LAJME / E Mërkurë 9 Korrik 2025, 13:01

Babai e kërkoi gjithë natën, gjen djalin 23 vjeçar të vr*rë brenda liqenit të Shkopetit, detajet e dhimbshme

Një 23-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri pranë Liqenit të Shkopetit në Mat.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur, ndërsa ka dyshimet se viktima po lëvizte me një automjet kur u qëllua nga persona të paidentifikuar.

Automjeti i viktimës me iniciale R. D., mësohet se ka përfunduar në Liqenin e Shkopetit.

Sipas njoftimit të policisë, denoncimi për zhdukjen e 23-vjeçarit ëshyë bërë nga babai i tij, i cili ka kallëzuar se i biri nuk ishte kthyer në banesë.

Pas disa orësh kërkime, bluts kanë gjetur trupin e pajetë të tij pranë liqenit të Shkopetit.

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Renis Dobra, 23 vjeç nga Burreli është i riu, i cili u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit në fshatin Madhesh të Ulëzës në Mat.

Mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra kishte bërë kallëzim në komisariatin e Matit ku kishte denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin dhe kërkonte ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE