
Një avokate 66-vjeçare nga Kumanova u gjet e vdekur në zyrën e saj të martën, raportuan mediat lokale.
Sipas Departamentit të Policisë së Kumanovës, incidenti është raportuar më 23 qershor 2026, rreth orës 12:23, kur SZP (66), nga Kumanova, është gjetur pa shenja jete brenda një zyre avokatie.
Në vendngjarje mbërriti personeli i urgjencës mjekësore, ku një mjek konfirmoi vdekjen e saj.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
