LAJME / E Diel 22 Qershor 2025, 17:05

"Avionët tanë fluturuan 18 orë pa i parë askush", flet gjenerali që drejtoi sulmin e SHBA ndaj Iranit

Ushtaraket amerikane kane folur diten e sotme ne lidhje me operacionin e sulmeve me bombardues B-2 ndaj Iranit gjate nates se diel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka mbajtur një konferencë për shtyp në Pentagon.

Sekretari amerikan i mbrojtjes thotë se sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit ishin një “sukses i jashtëzakonshëm dhe dërrmues”, pa dhënë asnjë detaj.

“Urdhri që morëm nga komandanti ynë i përgjithshëm [Trump] ishte i fokusuar; ishte i fuqishëm dhe i qartë. Ne shkatërruam programin bërthamor iranian”, u tha Pete Hegseth gazetarëve në Pentagon.

Gjenerali amerikan Dan Caine, kryetar i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, thotë se sulmi ndaj Iranit ishte “planifikuar dhe ekzekutuar në shumë fusha” të ushtrisë.

Ai konfirmoi se bombarduesit B-2 u nisën nga Shtetet e Bashkuara të premten për një fluturim 18-orësh drejt objektivave të tyre për “paketën e sulmit”.

“Operacioni “Çekani i Mesnatës” përfshinte disa manovra “mashtrimi dhe dredhie”.

U përdor zjarr shtypës me shpejtësi të lartë për të mbrojtur B-2-at, dhe Caine tha se nuk ka asnjë indikacion se “u qëllua ndonjë e shtënë” nga mbrojtja iraniane.

“Avionët luftarakë të Iranit nuk fluturuan dhe duket se sistemet raketore të Iranit nuk na panë”, tha Caine në një konferencë për shtyp në Pentagon.

Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së:

“Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjeje, në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i Shteteve të Bashkuara”, u tha ai gazetarëve.

“Kërkohej shumë saktësi. Përfshinte keqorientim dhe nivelin më të lartë të sigurisë operacionale. Bombarduesit tanë B-2 hynin e dilnin nga këto vende bërthamore pa e ditur fare bota” , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE