
Arta Elezaj nis pushimet luksoze në Greqi, mahnit me fotografitë nga jahti
Arta Elezaj ka vendosur t’i shijojë ditët e para të verës në një nga destinacionet më të preferuara turistike për shqiptarët.
Modelja dhe influencerja e njohur nga Prishtina ka nisur pushimet e saj në Greqi, prej nga po ndan vazhdimisht me ndjekësit momente nga qëndrimi i saj në bregdet.
Së fundmi, Arta ka publikuar disa fotografi që kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Ajo shfaqet duke kaluar momente relaksi në një jaht luksoz, e rrethuar nga ujërat e kristalta dhe peizazhet mbresëlënëse të rivierës greke.
Me stilin e saj të veçantë dhe paraqitjet që nuk kalojnë pa u vënë re, Arta vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa postimet e saj nga pushimet po marrin mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
