LAJME / E Shtunë 14 Qershor 2025, 18:06

Arrestohet 39-vjeçari në Kamëz, përplasi pesë këmbësorë gjatë manovrave të rrezikshme

Një 39-vjeçar me emrin Përparim Bilja, banues në Kamëz, është arrestuar nga Policia pas përplasjes së pesë këmbësorëve në rrugën “Halit Haxhija”.

Sipas raportimeve, ai kryente manovra të rrezikshme në rrugë, duke shkaktuar aksidentin me këmbësorët. Të lënduarit morën ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia i ka bllokuar automjetin tip “Audi” dhe ka marrë masën plotësuese të heqjes së lejes së drejtimit ndaj 39-vjeçarit.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ,  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE