LAJME / E Shtunë 14 Qershor 2025, 18:06

Akuzohet se pastroi paratë e vëllezërve Çopja! Pse GJKKO liroi nga qelia Armis Stafën? Ja çfarë u zbulua nga sistemi TIMS

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Dashnor Dumanin, i cili është vëllai i Nuredin Dumanit, një prej figurave më të njohura të botës së krimit në Shqipëri.

GJKKO vendosi të lehtësojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi” për Armis Stafën. Stafa është kushëriri i dy vëllezërve Çopja, Franc dhe Hajdar Çopja. Stafa është akuzuar se pastronte paratë e perandorisë së Çopjave.

GJKKO vendosi lehtësim të masës së sigurisë pasi avokati i tij ka dorëzuar para gjykatës të dhëna nga sistemi TIMS se në periudhën kur pretendohet se klienti i tij ka kryer krimin, nuk ndodhej fare në territorin e Shqipërisë.

Sipas raportimeve, Stafa në periudhën 19.12.2019 deri më 30.10.2022 ndodhej në Itali i bllokuar për shkak të rregullave të pandemisë së COVID-19.

Kështu, Stafa u lirua dhe do të jetë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”deri në verifikimin e fakteve dhe pretendimeve të avokatit të tij ,  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE