LAJME / E Premte 5 Qershor 2026, 15:03

Aktori i njohur gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet se u therr nga djali i të dashurës👇

Aktori i njohur James Handy është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles pas një sulmi me thikë, që dyshohet se është kryer nga djali i të dashurës së tij.

Aktori 81-vjeçar u gjet në oborrin e përparmë të shtëpisë së tij në Tarzana, Kaliforni, në orën 9:30 të mëngjesit të së mërkurës, sipas Departamentit të Policisë së Los Angelesit. Ai ishte pa ndjenja dhe kishte plagë të shumta me thikë në gjoks, raporton “The Guardian“, përcjell Reporteri.net.

Djali i të dashurës së aktorit, Michael Gledhill, 44-vjeç, është arrestuar dhe akuzohet për dyshime për vrasje. Kaucioni i tij është caktuar në 2 milionë dollarë.

Sipas deklaratës së policisë, një person që telefonoi numrin e emergjencës 911 tha “Sapo e vrava njeriun e mëkatit.”

Kur policia mbërriti në vendngjarje, Gledhill u tha oficerëve se ai ishte “personi që ata po kërkonin”.

“I dyshuari banon në këtë adresë së bashku me nënën e tij, e cila është e dashura e viktimës,” thuhej në deklaratë.

Handy, i njohur për rolet e tij karakteristike në filmat Jumanji, Top Gun: Maverick dhe Logan, lindi në New York City.

Karriera e tij filloi në vitin 1977 me serialin televiziv Ryan’s Hope. Ai gjithashtu ka interpretuar në Logan, K-911, Law & Order, NCIS: Los Angeles dhe Criminal Minds.

Filmi i tij më i fundit ishte Top Gun: Maverick në vitin 2022./Reporteri.net, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE