
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Lin, pranë fshatit Pojskë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
