LAJME / E Martë 4 Gusht 2026, 13:01

Aksident i rende ne vend, mesohet se ka humbur jeten nje person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme aksin Lezhë-Milot, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet.

Policia bën me dije se 42-vjeçari Artur Prendi teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur për vdekje Gëzim Tucit. Prendi është shoqëruar për në komisariat, dhe nga testi i alkoolit, ai rezultoi negativ.

Policia dyshon se shkaku i aksidentit të ketë qenë ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga ana e këmbësorit.

Rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. P., rreth 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. T., rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. P., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE