LAJME / E Shtunë 21 Qershor 2025, 00:12

Aksident i rëndë, 15-vjeçari humb kontrollin mbi automjetin dhe del nga rruga. Të plagosur dhe 2 pasagjerët 13 dhe 14 vjeç

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plyg, ku një shtetas 15 vjeç, banues në Mbyet, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, banues në Mbyet, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE