LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 00:12

Aksident i frikshëm në vend, përplasen dy automjete, katër të plagosur, nisen me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë Urës së Milotit, ku janë përfshirë në përplasje dy automjete, një “Volkswagen” dhe një “Audi”.

Nga goditja e fortë, katër persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore urgjente dhe më pas janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE