LAJME / E Enjte 19 Tetor 2023, 15:03

Aksident i frikshëm në Gjermani, dy makina shpërthejnë në flakë, 7 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamburg, Gjermani ku për arsye ende të paqarta, dy makina kanë marrë flakë në lëvizje. Dy automjetet janë shkatërruar plotësisht, ndërsa shtatë persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve janë dërguar në spital.


Policia bllokoi menjëherë të dy korsitë e autostradës A7 veri-jug për të parandaluar hyrjen e automjeteve të tjera.

Zjarri është vënë në kontroll pas 30 minutash