LAJME / E Premte 20 Tetor 2023, 21:09

67-vjeçarja humb jetën tragjikisht në vendin fqinj, mes të plagosurve edhe një e mitur (Detajet)

Një 67-vjeçare shqiptare e identifikuar si Vilajete Sharka ka humbur jetën në një aksidenti automobilistik mbrëmjen e së enjtes në Santa Croce Camerina të Sicilisë.


Mediat italiane, raportojnë se në aksident u përfshinë një makinë Toyota Yaris, në të cilën shqiptarja ishte pasagjere, duke u përplasur me një "Fiat".


Dinamika e aksidentit ende nuk është zbardhur ndërsa raportohet se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë mes tyre edhenjë 10 vjeçare.