LAJME / E Shtunë 23 Dhjetor 2023, 03:03

289 të mitur në Shqipëri u kapën në timon gjatë vitit 2023

Aksidentet rrugore janë një fenomen mjaft shqetësues në Shqipëri. Por akoma më shqetësues mbetet fakti ku drejtues të mjeteve janë minorenë.

Vetëm gjatë këtij viti policia raporton 289 raste të kapura në flagrancë kur mjetet drejtoheshin nga persona nën moshën 18 vjeç. Ndërkohë 29 aksidente janë shkaktuar nga këta drejtues.

Bëhet e ditur se pjesa dërrmuese e fëmijëve që janë kapur nga policia në timon, kanë marrë mjetet e prindërve. Sipas të dhënave që bëhen dije nga policia, mësohet se për çdo pronarë automjetesh, që kanë lejuar të mitur në drejtimin e makinës, rastet janë referuar në prokurori dhe janë marrë masa administrative.

Në bazë të Kodit Rrugor, shtetasit shqiptarë mbi 18 vjeç kanë të drejtë të pajisen me leje drejtimi.

Theksojmë që dhënia e makinës pa patentë apo pa mbushur moshën është vepër penale.

Sjellim nëvëmendje se rasti më i fundi ishte po në Sarandë, ku 3 të mitur udhëtonin me një makinë që drejtohej nga një 14 vjeçar. Aksident nga i cili mbeti për pasojë mbeti i vdekur 14-vjeçari që ishte pasagjer në makinë.