LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 14:02

26 ditë protesta dhe asnjë lëkundje, MESAZHI i mazhorancës për kërkesat e protestuesve

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur gjerë e gjatë mesditën e kësaj të enjteje lidhur me një sërë çështjesh të nxehta politike, duke u ndalur edhe te protestat që sot kanë hyrë në ditën e 26-të të tyre.

Këto protesta të cilat nisën fillimisht me kërkesën për anulimin e projektit të investimit në Zvërnec, kanë evoluar ditë pas dite duke përfshirë një sërë kërkesash të tjera politike. Mes tyre janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy mandate, si dhe kërkesa të tjera që lidhen me reformimin e sistemit politik si dhe ndryshimin e disa ligjeve.

Përballë këtyre kërkesave, Balla ishte i prerë në qëndrimin e tij, duke bërë të qartë se Partia Socialiste dhe mazhoranca qeverisëse nuk shohin asnjë arsye për të diskutuar kufizimin e mandateve të kryeministrit. Sipas tij, një praktikë e tillë nuk është pjesë e funksionimit të demokracive moderne dhe për rrjedhojë kërkesa e protestuesve nuk gjen mbështetje te shumica parlamentare.

Në të njëjtën linjë, kreu i grupit socialist përjashtoi kategorikisht mundësinë e një dorëheqjeje të kryeministrit Edi Rama. Balla theksoi se prioriteti kryesor i qeverisë mbetet procesi i integrimit europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, një objektiv që sipas tij do të përmbyllet nën drejtimin e Ramës dhe Partisë Socialiste.

“Nuk ka kufizim mandatesh në demokraci. Debatojnë sa herë të duan dhe shyqyr që kujtohen me kërkesën “hajde votoni një ligj të vetëm” në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ende dhe sot nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Shqiptarët e dinë fare mirë që ka një forcë të vetme politike e cila është e angazhuar plotësisht në anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe ky proces do të mbyllet me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, tha Balla, duke u ndalur më tëj dhe te Dritan Goxhaj për të cilin ngriti akuza të forta duke thënë se ai “paguhet nga Irani”.

Sipas Ballës, retorika antiamerikane dhe mbështetja për regjimin iranian e vendosin Goxhajn larg qëndrimeve që përfaqësojnë shumicën e shqiptarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE