LAJME / E Enjte 18 Qershor 2026, 13:01

19 mijë euro të padeklaruara sekuestrohen në Portin e Durresit, të cilat po transportoheshin për në Itali

Një shumë e padeklaruar prej 19 mijë eurosh u sekuestrua në Portin e Durresit gjatë kontrolleve të kryera nga Dogana e Durresit në bashkëpunim me Policinë Kufitare.


Sipas njoftimit zyrtar, paratë u zbuluan të martën në mbrëmje në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, përpara se të hipnin pasagjerët në linjën Durrës-Bari.

Autoritetet raportojnë se shuma prej 19 mijë eurosh nuk ishte deklaruar sipas procedurave ligjore, prandaj u sekuestrua nga shërbimet doganore.

 

Rasti i është referuar autoriteteve kompetente për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet në Portin e Durrësit vazhdojnë me intensitet si pjesë e masave për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore.

Sipas Doganës së Durrësit, operacionet në terren do të vazhdojnë pa ndërprerje me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit doganor dhe luftimin e çdo përpjekjeje abuzive në pikat kufitare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE