
**15 persona të përfshirë në një grindje për shkak të mosmarrëveshjes pronësore në Lipjan, policia jep detaje**
Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje të dhunshme që ndodhi të mërkurën në Lipjan.
Sipas raportit të policisë, incidenti ndodhi më 24 qershor 2026, rreth orës 18:20, kur të dyshuarit u përfshinë në një sherr pas një mosmarrëveshjeje për një pronë.
“Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në lidhje me një pronë. Njëmbëdhjetë persona pësuan lëndime trupore dhe morën trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, dhjetë nga të dyshuarit janë vendosur në paraburgim”, thuhet në raportin e policisë.
Si pasojë e përplasjes, njëmbëdhjetë persona pësuan lëndime dhe u është ofruar ndihmë mjekësore.
Me urdhër të prokurorit, dhjetë prej të dyshuarve janë lënë në paraburgim, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
