
Detaje të reja dalin në pah në lidhje me krimin e ndodhur sot në Ksamil, ku u vra një turist portugez.
Si pjesë e hetimit, u morën në pyetje edhe dy shtetas turq, një vajzë dhe një djalë, të cilët u kapën së bashku me 29-vjeçarin Sokrat Vata, pasi dyshohej se kishin tentuar ta largonin atë nga vendi i ngjarjes. Në prani të përkthyesve, ata dhanë versionin e tyre të marrëdhënies me Vatën dhe momentet pas konfliktit.
Sipas dëshmive të tyre, dy shtetasit turq ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën.
Ata kanë deklaruar se e kanë paguar 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si truproje dhe eskortë personale, raporton Entjola Budo, korrespondente për Top Channel.
Përpara hetuesve, ata mohuan çdo përfshirje në incidentin kriminal, duke pretenduar se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin me të.
“Ne ishim miq dhe e shoqëronim për shkak të miqësisë”, thuhet se kanë deklaruar ata./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
