LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 21:09

Të mbeta në dorë o Bekim'- Kush është pronari i Principotes

TIRANË- “Të mbeta në dorë o Bekim”, ky është momenti që është ende nën memorien publike nga shtatori i vitit 2023, kur në 3 shtator, ora 02:26 pa mesnate, në sheshpushimin e një pallati në Yzberisht, Bekim Bulica dhunoi një efektiv policie dhe të vëllain e tij. Policit iu zu pritë nga 5 persona të cilët i dhunuan me shkopinj dhe sende të forta.

Shkak për dhunën është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur me vëllanë e policit, i cili u kishte para borxh dhe nuk ua kishte kthyer. Mësohet se ata u kishin kërkuar shumën e parave që pretendonin se ua kishte borxh, vlerë e cila ende nuk është bërë me dije.

Pas dhunës, policia policia e arrestoi të riun për ta liruar më pas. 3 vite më pas, Bekim Bulica është në qendër të shkrimeve të mediave franceze të cilat e përshkruajnë si një ‘lord’ kokaine që përmes shpërndarjes së drogës me pika call centeri në Paris ka ndërtuar një perandori luksi në Riverën Shqiptare, si “Principotes”.

Sot, po i njëjti personazh është i përfshirë në vrasjen e turistit portugez, 21-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendez, i cili erdhi për të parë “Maldivet e Europës” në Ksamil dhe do të kthehet me një arkëmort./ZËRI, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE