LAJME / E Mërkurë 19 Gusht 2026, 01:01

Ish futbollisti i njohur shqiptar vrau vellane, por e papritur ajo cfare i ndodhi sot

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit Jetmir Jusufit nga fshati Bokshiq i Klinës, i cili po hetohet nën dyshimin për vrasjen e vëllait të tij, Faruk Jusufi.

Sipas vendimit të Gjykatës, masa e paraburgimit do të vazhdojë nga 19 gushti deri më 19 tetor 2026.

Jetmir Jusufi po hetohet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata tregon pse ia vazhdoi paraburgimin

Një prej arsyeve kryesore për vazhdimin e paraburgimit është rreziku që i pandehuri, nëse lihet i lirë, të ndikojë te dëshmitarët.

Sipas Gjykatës, disa prej dëshmitarëve janë familjarë të të pandehurit dhe kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Është vlerësuar se ekziston rreziku që ai të ndikojë tek ata me qëllim të ndryshimit të deklaratave të dhëna në Polici apo Prokurori.

Gjykata ka konsideruar gjithashtu se lirimi i tij mund të pengojë zhvillimin normal të procedurës dhe sigurimin e provave të tjera.

Priten rezultatet e disa ekspertizave

Hetimet për rastin ende nuk kanë përfunduar.

Organet e drejtësisë janë në pritje të disa raporteve të rëndësishme që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në mesin e tyre janë raporti përfundimtar i autopsisë së viktimës, ekzaminimi psikiatrik i të pandehurit, ekspertiza balistike e armëve të konfiskuara dhe rezultatet e ekzaminimit të gjurmëve të barotit.

Për këtë arsye, procedura hetimore konsiderohet ende e ndërlikuar.

Rasti kishte ndodhur më 21 mars 2026 në oborrin e shtëpisë së familjes Jusufi në fshatin Bokshiq të Klinës.

Jetmir Jusufi, ish-futbollist i KF Dukagjinit, u arrestua nën dyshimin se kishte privuar nga jeta vëllain e tij 49-vjeçar, Faruk Jusufi.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja dyshohet se ishte paraprirë nga një mosmarrëveshje verbale mes dy vëllezërve, e lidhur me çështje familjare dhe pronësore.

Dyshohet se mori armën brenda shtëpisë

Sipas versionit të paraqitur në dosjen hetimore, pas fjalosjes Jetmir Jusufi dyshohet se kishte hyrë në shtëpi dhe kishte marrë një armë zjarri.

Më pas, ai dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të vëllait të tij.

Faruk Jusufi kishte pësuar plagë të rënda dhe ishte transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pejës, por nuk kishte arritur t’u mbijetonte lëndimeve.

Policia kishte sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit dhe tri gëzhoja, ndërsa i dyshuari ishte arrestuar.

Hetimet ndaj Jusufit kishin nisur më 22 mars, kur atij i ishte caktuar masa e parë e paraburgimit prej 30 ditësh. Masa ishte vazhduar edhe gjatë muajve prill dhe qershor.

Gjykata ka vlerësuar se masat më të buta alternative nuk janë të mjaftueshme në këtë fazë të procedurës.

Jetmir Jusufi mbetet i pandehur dhe prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij eventuale të vërtetohet me vendim të formës së prerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE